Kur bëhet fjalë për jetën dashurore, ka një numër të caktuar grash që mendojnë se për shkak se janë ‘tepër të mira’, perënditë e marrëdhënieve po tregohen mizore ndaj tyre. Ato shikojnë përreth miqtë dhe familjarët e tyre që janë të martuar ose në lidhje të lumtura dhe mendojnë se janë të mallkuara sepse nuk kanë dikë të veçantë me të cilin mund të ndajnë jetën e tyre.
Nëse të gjithë po ju thonë se sa të mrekullueshme jeni, por ju jeni ende të vetmuara dhe nuk keni gjetur dikë të veçantë për të ndarë jetën tuaj, mund të dëshironi të shikoni listën e mëposhtme. Bazuar tek psikologjia, këto janë të vetmet arsye pse një grua sado e mirë të jetë, mund të plaket e izoluar dhe e vetmuar:
1. Nuk e keni lënë pas të kaluarën tuaj
Pasi mund t'ju jetë thyer zemra, është shumë e vështirë të hiqni dorë nga ai kujtim për shkak të frikës se do të ndodhë përsëri. Kur jemi të vegjël mësojmë se nëse prekim sobën digjemi. Dhimbja e asaj përvoje na bën të kuptojmë se nëse prekim gjëra të nxehta ndiejmë dhimbje.
Si rezultat, ne mësojmë shpejt të shmangim ato gjëra që janë të nxehta. Kur bëhet fjalë për të takuar njerëz të rinj, të qenit "të djegura" më parë, shpesh i bën gratë të shmangin situatat ose marrëdhëniet ku kanë frikë se mund të lëndohen sërish si më parë.
2. Bëni zgjedhje të këqija
Rezultatet e jetës sonë janë në përpjesëtim të drejtë me cilësinë e zgjedhjeve dhe vendimeve tona. Nëse aktualisht jeni beqare dhe të frustruara me burrat me të cilët keni qenë të përfshira, mund të dëshironi të shihni se si ndikuan zgjedhjet që keni bërë duke ju çuar në mjerim.
Nëse vëreni se keni bërë disa zgjedhje të këqija, mos e kritikoni shumë veten për to. Përdorini ato si përvoja mësimore për të bërë zgjedhje më të mira dhe më të zgjuara herën tjetër.
3. Po prisni që t'ju vijë dashuria vetë
Shanset që zilja e derës të bjerë dhe të hyjë brenda njeriu i ëndrrave tuaja janë shumë të pakta. Nuk mund të fitoni lotarinë nëse nuk blini një biletë më parë.
Sa më të qarta të jeni në atë që kërkoni dhe sa më shumë burra të takoni, aq më lehtë do të jetë për ju të gjeni personin që kërkoni.
4. Keni frikë të ndërmerrni veprime jashtë zonës suaj të sigurisë
Një nga gjërat interesante në lidhje me gjetjen e dashurisë është se nuk mund ta gjeni nëse nuk merrni dhe vendime që ju bëjnë të ndiheni të pambrojtura.
Po, është një rrezik ta vendosni vetë veten në situata të tilla, por shpërblimi ia vlen. Kështu funksionon jeta. Ju nuk mund të merrni frytin e mirë nëse nuk jeni të gatshme të sakrifikoni pak rehatinë tuaj.