Gjithçka që duhet të dish rreth aurave

Life style

Gjithçka që duhet të dish rreth aurave

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Gjithçka në Univers, përfshirë edhe ty, është e përbërë nga energjia. Edhe pse objektet duken të ngurta, në nivel mikroskopik ato vibrojnë - qoftë një gur, një pemë apo vetë trupi yt. Aura është fusha energjetike që të rrethon, e krijuar nga këto vibracione. Në kulturën indiane quhet pr??a, ndërsa në filozofitë lindore, qi/chi.

Në thelb, aura është energjia e padukshme që reflekton dhe ndikon në gjendjen tënde fizike, emocionale dhe shpirtërore. Është ajo që njerëzit shpesh e përshkruajnë si “vibrim” ose “energjinë” që dikush transmeton. Kjo shpjegon pse pranë disa personave ndihesh rehat, ndërsa pranë të tjerëve jo edhe aq.

Aura ka tre funksione kryesore:

1. Mbrojtja – Vepron si një barrierë mbrojtëse mes energjisë dhe botës së jashtme, njësoj si lëkura për trupin fizik.

2. Ruajtja – Në shtresat e saj ruhen informacione për gjendjen tënde emocionale, mendore dhe shpirtërore, përvojat e së kaluarës dhe çështje ende të pazgjidhura.

3. Ndërveprimi – Është si një filtër që përpunon energjitë, përshtypjet dhe informacionet që vijnë nga jashtë.

Një mënyrë e thjeshtë për ta kuptuar aurën është të mendosh për energjinë që njerëzit rrezatojnë. Disa të bëjnë të ndihesh nervoz, të tjerët të japin qetësi - kjo është mënyra se si aura e tyre ndikon tek ty.

Si funksionon aura?

Si qenie njerëzore, ne lëshojmë një nivel të ulët elektriciteti, që njihet ndryshe si fushë elektromagnetike. Kjo energji hyn në trup nëpërmjet çakrës së kurorës (ndodhet në majë të kokës) dhe shpërndahet përmes kanaleve të energjisë, të njohura si nadis (janë rreth 72,000 të tilla). Këto nadistakohen në qendra energjetike - të njohura si çakra - që janë si nyje në një autostradë energjie. Ka shtatë çakra kryesore në trupin e njeriut, ndonëse disa besojnë se me zhvillimin e ndërgjegjes kolektive mund të zhvillohen më shumë.

Aura është një sistem energjie më vete, por shpesh anashkalohet. Shumë njerëz njohin funksionet e çakrave, si p.sh., çakra e tretë e syrit që lidhet me intuitën, apo ajo e fytit me komunikimin. Por ajo që shumica nuk e dinë është se informacioni nuk merret drejtpërdrejt nga çakrat, por nga aura.

Shtatë shtresat e aurës

Aura përbëhet nga shtatë shtresa, secila me një ngjyrë që përkon me çakrën përkatëse. Këto shtresa janë:

1. Trupi fizik – Gjithçka që mund të preket dhe shihet.

2. Trupi emocional – Përcakton gjendjen tonë emocionale.

3. Trupi mendor – Lidhet me mendimet dhe proceset logjike.

4. Trupi astral – Është shtresa ku aurat bashkëveprojnë me energjitë e të tjerëve (përfshirë edhe kafshët dhe bimët).

5. Trupi shpirtëror – Lidhet me vullnetin hyjnor dhe zhvillimin shpirtëror.

6. Trupi qiellor – Zona ku përjetojmë botën shpirtërore.

7. Vetja e vërtetë – Na lidh me vetëdijen.

Është interesante se çdo gjë që manifestohet në trupin fizik, fillimisht lind në nivelet më të larta të aurës. Për shembull, një person që gjatë gjithë jetës nuk ka shprehur mendimet e tij mund të krijojë një bllokim në nivelin e aurës, duke përjetuar ngarkesë emocionale. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në probleme fizike si sëmundjet e fytit.Gjithashtu, çakrat nuk ekzistojnë në trupin fizik, por brenda fushës së aurës, ndaj çakra e kurorës dhe ajo e bazës janë jashtë trupit të prekshëm.

Ekzistojnë dy mënyra për të parë një aura:

1. Fotografia Kirlian – Një teknikë që përdor tension të lartë për të kapur fushën energjetike që rrethon një objekt ose qenie të gjallë.

2. Shikimi intuitiv – Disa persona me ndjeshmëri të lartë (psikikë ose intuitivë) mund të “shohin” aurat përmes vizioneve në mendjen e tyre. Ata mund të dallojnë ngjyra, tekstura dhe modele në aurën e dikujt dhe të interpretojnë informacione rreth jetës së tij.

Ngjyrat e aurës mund të përkojnë me ato të çakrave ose të jenë një përzierje e veçantë për çdo person. Megjithatë, kërkon praktikë dhe durim për ta dalluar atë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat