Gjërat që meshkujt mund të kuptojnë për një femër, vetëm duke parë këpucët që ajo vesh

Life style

Gjërat që meshkujt mund të kuptojnë për një femër, vetëm duke parë këpucët që ajo vesh

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Shumica e meshkujve as nuk tentojnë ta kuptojnë marrëdhënien e thellë të femrave me këpucët e tyre. Por nëse kërkoni të njihni personalitetin e tyre, këpucët janë ajo që ju duhet të shikoni.

Një studim nga Universiteti i Kensasit zbuloi se njerëzit janë në gjendje të kuptojnë personalitetin e një personi të huaj, duke përfshirë edhe stabilitetin emocional, vetëm duke parë këpucët që ata përdorin më shumë.

Femrat që bien dakord më lehtë tentojnë të veshin këpucë që janë më praktike dhe funksionale, ndërsa njerëzit “agresivë” kanë prirje për përdorimin e çizmeve.

Tre gjërat që mund të kuptosh për një femër nga këpucët e saj janë:

Niveli i vetëbesimit – Nga stili i këpucëve të saj mund të kuptosh nëse ajo ka vetëbesim që arrin nivelin e kryelartësisë ose nëse ajo është një person me këmbë në tokë (realiste).

Studimet tregojnë se femrat që veshin sandale kanë më shumë vetëbesim në vetvete sesa femrat me taka të mbyllura. Në anën tjetër, femrat me taka të ulëta, jo këpucë të rrafshëta shfaqin pasiguri, sipas psikiatres Carole Lieberman. Femrat që veshin këto lloje të këpucëve dëshirojnë të duken më të gjata por të mos ndihen parehatshëm. Sa më të gjëra dhe të ulëta janë takat, aq më e pasigurt është një femër.

Tipi i personalitetit –  Femrat me këpucë me ngjyra të ndezura tentojnë të jenë më zbavitëse, ndërmarrin më shumë rreziqe dhe janë më të hapura, sipas psikiatres Lieberman.

Por nëse një femër vesh më shumë këpucë ose çizme të sheshta, ajo është një femër e qetë. Këpucët e sheshta (balerina) tregojnë që ajo është një femër që preferon komfortin mbi stilin.

Markat e këpucëve – Nëse një femër vesh këpucë firme, atëherë ajo është një femër që investon tek vetja dhe vlerëson stilin dhe komfortin personal, nëse ajo vesh këpucë të shtrenjta për punë, këpucë konservative, atëherë ajo është një femër që e vlerëson shumë punën e saj.

Femrat me çizme të shtrenjta tentojnë të mburren me luksin që kanë. Një femër që shpenzon gjysmën e rrogës për një palë këpucë ka gjasa të ketë një karakter më kërkues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat