Fjalët mund të mos jenë në gjendje të shkaktojnë dhimbje fizike, por ato lehtësisht mund të ndikojnë në psikologjinë tonë dhe të na bëjnë të ndihemi keq për një kohë të gjatë. Thënia e njerëzve që “gjuha kocka s’ka, por kocka thyen”, është plotësisht e vërtetë.
Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet tona ndërpersonale, dhe veçanërisht ato romantike, ka shumë gjëra që mund t'i kemi thënë nga zemërimi që e kanë lënduar partnerin tonë. E njëjta gjë mund të ketë ndodhur anasjelltas.
Cilat janë frazat më të zakonshme që shkatërrojnë marrëdhëniet sipas ekspertëve?
"Ti gjithmonë..." ose "Ti kurrë..."
Për shembull, "Ti kurrë nuk dëgjon kur flas" ose "Unë gjithmonë duhet të të kujtoj të bësh diçka". Ajo që partneri ynë dëgjon është kritika. Në këtë mënyrë, partneri ndihet sikur ju nuk vlerësoni asgjë që ai bën dhe më pas reagon duke u mbrojtur. Ekspertët thonë se ju duhet të shprehni ankesat tuaja në një mënyrë më pak të ashpër, gjë e cila do të bëjë të mundur që të diskutoni dhe të adresoni pakënaqësinë tuaj.
"Pse nuk je si ai apo ajo?"
Shmangni krahasimet. Edhe nëse mendoni se kjo mënyrë e ndihmon partnerin tuaj të përmirësohet, nuk është kështu. Ju krijoni një plagë që është shumë e vështirë për t'u shëruar, shprehen ekspertët, duke i bërë të mendojnë se nuk janë të mirë mjaftueshëm për ju.
"Me siguri duhet..."
Shumica e njerëzve reagojnë kur të tjerët u thonë se çfarë të bëjnë. Sipas shumicës së këshilltarëve të shëndetit mendor, “Sigurohuni se keni gjetur formën e duhur për t’u shprehur, përpara se t'i ofroni këshillën tuaj partnerit. Me kalimin e kohës, kjo taktikë mund ta bëjë partnerin tuaj të ndihet më pak i sigurt ose sikur ju nuk e vlerësoni potencialin e tij”.
"Në rregull. Ok"
Mund të duket si një fjalë e thjeshtë dhe jo shumë e rëndësishme, por është një frazë që mund të japë përshtypjen se një bisedë nuk ju intereson aq sa duhet për t'u përfshirë në të. Ka një konotacion negativ dhe mund ta bëjë personin tjetër të ndihet “i lënë pas dore”.
"Nëse do të më doje, do të..."
Kërkimi i dhuratave të shtrenjta ose sjelljeve specifike duke “shfrytëzuar” emocionet është një taktikë e përdorur nga ata që përpiqen të manipulojnë të tjerët për të arritur qëllimet e tyre. Dashuria është vetëmohuese dhe nuk kërkon asgjë në këmbim, thonë ekspertët dhe ne e jemi dakord.