Studimi i Harvardit ka zgjatur 75 vite vetëm për të zbuluar se çfarë na bën ne të lumtur.
Studimi ka monitoruar jetët e dy grupeve me meshkuj për mbi 75 vite dhe në fund ka arritur të zbulojë faktorin më të rëndësishëm për lumturinë e njerëzve. Nëse mendoni se fama dhe paratë, nuk jeni vetëm por, sipas psikiatrit Robert Waldinger, e keni gabim. Sipas Waldinger, faktori numër një i lumturisë dhe mirëqenies janë lidhjet e mira me të tjerët.
Pra, parashikuesi më i mirë i lumturisë dhe përmbushjes së përgjithshme në jetën tuaj është dashuria. Për të qenë më specifik, hulumtimi ka treguar se duke e pasur dikë në të cilin/cilën mbështeteni ju ndihmon në relaksimin e sistemit nervor dhe e ndihmon trurin të qëndrojë i shëndetshëm, e gjithashtu i zvogëlon dhimbjet emocionale. Të dhënat e studimit gjithashtu kanë treguar se ata të cilët ndihen të vetmuar janë më të prirur të vuajnë nga shëndeti i dobët fizik më herët se të tjerët dhe të vdesin më të rinj. “Nuk është vetëm numri i miqve që ndikon në këtë, por është kualiteti i lidhjeve të afërta ai që ka rëndësi”-ka treguar Waldinger.
Përmirësimi i lumturisë tuaj mund të jetë më i thjeshtë se sa mendoni. Merrni disa momente çdo ditë për të reflektuar mbi ato për të cilat jeni mirënjohës. Kjo mund të jetë përmes shënimeve në ditar, mendimeve të thjeshta ose duke ndarë një bisedë me dikë. Fokusimi në gjërat pozitive dhe të pranishme në jetën tuaj mund të ndryshojë ndjeshëm perspektivën, duke larguar shqetësimet për të kaluarën dhe të ardhmen që shpesh e shkatërrojnë gëzimin e momentit.