E zuri për pak gjumi, kur u zgjua britanikja u tmerrua – pa se i biri kishte shkarravitur murin e bardhë me produktin e saj të grimit

Life style

E zuri për pak gjumi, kur u zgjua britanikja u tmerrua – pa se i biri kishte shkarravitur murin e bardhë me produktin e saj të grimit

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 22:45
Ilustrim

Një nënë nga Britstoli i Anglisë ka treguar për tmerrin e saj, pasi zbuloi se vogëlushi i saj kishte bërë një projekt surprizë të dizajnit të brendshëm në shtëpinë e tyre – duke përdorur ‘lapsin’ e zi të syve.

Jackline Mëende, 42 vjeçe, kishte rënë në gjumë kur djali i saj dy vjeçar, Thabani Canessius, doli nga shtrati, transmeton Telegrafi.

Kur nëna e dy fëmijëve u zgjua dhe zbuloi se Thabani kishte marrë ‘lapsin’ e syve nga çanta e produkteve të grimit, dhe kishte filluar të vizatonte nëpër murin e bardhë.

Thabani jo vetëm që përdori lapsin e zi për të mbuluar murin me shkarravitje, por ai duket se edhe u argëtua shumë gjatë kësaj kohe.

“Ai me të vërtetë kreu misionin e tij. Duhej t’i lanim gojën, duart, fytyrën, madje edhe t’ia pastronim gjuhën”, tha Jackline.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat