Zakoni ynë për konsum, tregon shumë mbi ne. Ato lidhen me emocionet tona, frikërat tona, aspiratat tona.
Pse disa njerës shpenzojnë pa e kuptuar kur disa të tjerë bëjnë ekonomi në mënyrë frenetike? Sipas psikologes Joseph Agostini, menaxhimi ynë i parasë reflekton disa aspekte shumë të thella të personalitetit tonë.
Sido që të jetë rasti, qoftë mënyra e shpenzimeve dhe e blerjeve impulsive, qoftë ato raste që hezitojnë të shpenzojnë, sjelljet tona kundrejt financave janë të lidhura në raportin që ne kemi të ndërtuar me veten dhe me të tjerët.
Shpenzimet e tepërta janë një mekanizëm kompensimi emocional. Kur ne shpenzojmë dhe blejmë më shumë sesa kemi parashikuar, kjo mund të tregojë një boshllëk emocional që ne duam ta përmbushim në mënyrë të pandërgjegjëshme. Ky fenomen që vihet re shpesh tek blerjet impulsive është i lidhur me një nevojë për tu ndjerë rehat dhe të nevojës për të gjetur pakëz kënaqësi ndaj anktheve të brëndshme.
Blerjet e tepërta mund të jenë dhe një mekanizëm për tu përgjigjur tensioneve apo dhe dëshirave të ushqyra nga shoqëria e konsumizmit që po mbizotëron kohët e sotme e cila na shtyn gjithnjë e më shumë edhe përtej nevojave tona reale.
Pas kësaj manie për mbi konsmumim, nuk qëndron vetëm nevoja për gjetjen e kënaqësisë. Shpesh njerëzit kërkojnë të shtypin një frustrim të thellë e të panjohur që mund të lidhet si me ndjenjën e boshllëkut, mërzisë, apo stresit por edhe të ndjesive të mungesës personale. Mania e të shpenzuarit mund të kthehet në një rreth vicioz, ku sa më shumë blerje të bëjmë aq më shumë mund të persistojë ndjesia e boshllëkut.
Mos harrojmë se prirja për të bërë blerje, në realitetin e kohëve moderne që po jetojmë, është gjithashtu një dëshirë edhe për konfirmim dhe vlerësim social. Në një shoqëri ku konsumi është vlerësuar gjithnjë si një shenjë suksesi, disa bëjnë blerje dhe shpenzime marramendëse për ti përdorur ato si konfirmim të statusit te tyre dhe të legjitimimit social. Përdorimi i rrjeteve sociale e amplifikon akoma edhe më shumë këtë tendencë duke krijuar një presion konstant për tu krahasuar me të tjerët dhe për të treguar arritjet e tyre materiale.