Tradhtia është një nga temat më të ndjeshme në një marrëdhënie dhe gjithmonë sjell debate pa fund. Disa mendojnë se një gabim është vetëm një gabim, të tjerë besojnë se besimi i thyer nuk mund të rindërtohet kurrë. Po ju, çfarë mendoni?
Ja 13 pyetje që do t’ju bëjnë të vini në pikëpyetje kufijtë dhe pritshmëritë tuaja në një lidhje:
1. Nëse dyshoni se partneri/ja po ju tradhton, a do t’ia kontrollonit telefonin?
2. Nëse e kapni duke shkëmbyer mesazhe intime me dikë që nuk e ka takuar kurrë, a do ndaheshit menjëherë?
3. Nëse partneri/ja ju ka tradhtuar vetëm një herë dhe nuk e përsërit më, do të preferonit ta dinin apo të mos ju tregonte kurrë?
4. Nëse ju vetë do ta tradhtonit partnerin/en, por e konsideroni një gabim, do t’ia thonit apo do shpresonit të mos e mësonte kurrë?
5. A do ta falnit një tradhti të kryer në një moment dobësie dhe e pranuar si gabim?
6. Cila është më e rëndë sipas jush: një tradhti me shumë persona njëherësh apo një lidhje e fshehtë me një person për një kohë të gjatë?
7. Çfarë do të ishte më e rëndë: të tradhtoheshit me mikun/miken tuaj më të ngushtë apo me një anëtar të familjes?
8. A do ta falnit një partner që ju ka tradhtuar vetëm një herë?
9. Nëse besoni se partneri/ja është penduar dhe ka ndryshuar, do të riktheheshit me të?
10. Nëse ishit “në një pauzë” dhe ai/ajo fjeti me dikë tjetër, a do ta konsideronit tradhti?
11. Çfarë është më e rëndësishme për ju: të doni dikë që nuk e besoni, apo të besoni dikë që nuk e doni?
12. A mendoni se besimi mund të rindërtohet pasi dikush ka tradhtuar?
13. “Kush tradhton një herë, do ta bëjë gjithmonë” – Sa e vërtetë është kjo sipas jush?
Tradhtia është një fushë gri dhe përgjigjet ndryshojnë nga një person te tjetri. Disa e shohin si të pafalshme, të tjerë si një gabim njerëzor. Po ju, çfarë mendoni?