Kërcënimi i abuzimit është makthi më i keq i një prindi dhe duke qenë se abuzuesit janë zakonisht brenda mjedisit të afërt të fëmijës dhe mund të jenë individë që as nuk duam ta besojnë se janë në gjendje të bëjnë një makabritet të tillë.
Megjithatë, ka disa këshilla që mund t'u japim fëmijëve që në moshë shumë të vogël, në mënyrë që të fillojnë të mbrohen më mirë kur ne nuk jemi me ta - fjalë të cilat nuk do t'i trembin të vegjlit tanë, por do t'i mbrojnë deri diku kundër sjelljeve abuzive.
"Shumë herë e ndeshim fjalën sekret në jetën tonë të përditshme me fëmijët tanë. Problemi me këtë fjalë të veçantë është se është fjala "e preferuar" e një personi abuziv.”, shprehen ekspertët.
Për fat të keq, abuzuesit janë shpesh ose individë me ndikim ose të besuar. Këta individë përpiqen të krijojnë një marrëdhënie besimi me fëmijën dhe më pas, pasi kryejnë aktin e urryer, i theksojnë fëmijës fjalën "sekret" për t'u siguruar që ai nuk do të raportojë incidentin.
"Ata shpesh e trembin atë për të përforcuar ndjenjën e fajit dhe domosdoshmërinë e fshehtësisë.”, shprehen ekspertët.
Ndaj, sipas ekspertëve, fëmijëve duhet t’ju themi se nuk duhet të mbajnë “sekretet” e të tjerëve, duke mos ia treguar as prindërve. Prindërit duhet të punojnë me fëmijën sa i përket fjalës “sekret”.