Koncepti i të qenit “shokë me benefite” është një iluzion i bukur në teori, por në realitet, shpesh bëhet një justifikim për sjellje të papërgjegjshme. Në fund të ditës, shumica e njerëzve bien dakord se një marrëdhënie e vërtetë, me përkushtim dhe ndjenja, është shumë më e vlefshme sesa diçka rastësore.
Ka raste kur të dyja palët bien dakord që kjo është thjesht një marrëdhënie fizike. Por le të jemi rë vërtetë: më shpesh ndodh që njëra palë, zakonisht vajza, e pranon këtë si një marrëveshje të përkohshme me shpresën se do të kthehet në diçka më serioze. Nëse je në dyshim nëse ai të sheh si një partnere të mundshme apo thjesht si një mik me benefite, shiko më shumë veprimet e tij sesa fjalët.
Ja disa shenja të qarta që tregojnë se ai nuk e ka në plan të kalojë në diçka më serioze:
1. Ai zhduket në ditë të rëndësishme
Në Shën Valentin, ditëlindjen tënde apo Krishtlindje, ai është diku tjetër - por jo me ty.
Nëse ai të sheh si partneren e tij, do të bëjë diçka për ta treguar këtë. Nëse nuk e ka problem të të lërë pas dore në këto momente, kjo do të thotë se nuk të sheh si të rëndësishme në jetën e tij.
2. Nuk të shkruan për të të pyetur si je
Nuk merr mesazhe të tipit “Mirëmëngjes” apo “Natën e mirë” dhe as nuk të pyet si po të ecën dita. Nëse sëmuresh, ai nuk do të shfaqet për t’u përkujdesur dhe me shumë gjasa nuk do të të pyesë më vonë nëse je më mirë - përveç rasteve kur e sheh si mundësi për një takim tjetër.
3. Takoheni vetëm për të kryer marrëdhënie
Nëse ai të sheh si një opsion serioz, do të dëshirojë të të prezantojë me miqtë e tij, të kalojë kohë me ty edhe jashtë dhomës së gjumit dhe të përfshijë në jetën e tij. Nëse gjithçka që bëni bashkë është fizike dhe nuk ka asnjë përpjekje për t’u njohur më mirë, atëherë për të, ti je thjesht një miqësi me benefite.
4. Nuk kaloni kohë bashkë gjatë ditës
Nëse nuk ka mundësi për të çuar në diçka fizike, ai nuk e sheh të arsyeshme të kalojë kohë me ty. Takimet ndodhin kryesisht natën dhe në mëngjes, ai ose largohet menjëherë, ose të bën të qartë që duhet të ikësh. Nëse nuk je e mirëpritur në hapësirën e tij për më shumë se disa orë, e ke përgjigjen.
5. Nuk ka asnjë marrëveshje për ekskluzivitet
Nëse nuk e keni biseduar ndonjëherë që jeni ekskluzivë, mos supozo se jeni. Edhe nëse ai thotë se nuk është me dikë tjetër, a e përputhen fjalët me veprimet? Nëse ndihesh sikur ai fshihet apo shmang pyetjet e tua mbi këtë temë, ndoshta nuk je e vetmja.
6. Ai e thotë hapur që nuk është gati për një lidhje
Nëse të ka thënë që nuk dëshiron një lidhje serioze, besoje. Ky është ai momenti kur fjalët kanë peshë më shumë se veprimet. Nëse ai ka thënë se nuk është në një fazë të jetës për një lidhje të angazhuar, mos e ndihmo të gjejë justifikime dhe mos mendo se do të ndryshojë.
7. Ai tregon përpjekje minimale
Nëse ai po tregon vetëm përpjekje minimale, do të thotë se të sheh vetëm si një miqësi me benefite. Kjo mund të shfaqet si fakti që ti e nis gjithë iniciativën për t’u takuar ose ai të thërret vetëm kur ka mbaruar një natë me miqtë.