Nëse dikush mendon se një marrëdhënie me benefite është thjesht një “marrëveshje e qetë” mes dy njerëzve, le të themi se realiteti është pak më ndryshe. Nga rrëfimet e lexuesve të Anabel, duket se ky lloj raporti shpesh fillon lehtë, por mbaron me emocione të përziera, tensione të pashmangshme dhe hera-herës shumë drama!
Kur ish-i kthehet në “shok me benefite”
“Jemi ndarë sepse marrëdhënia nuk funksiononte, por pas disa muajsh u ritakuam rastësisht dhe vendosëm ta mbajmë njëri-tjetrin vetëm për seks. Na pëlqente shumë njëri-tjetri, kështu që kjo periudhë zgjati një vit e gjysmë. Pastaj unë nisa një lidhje dhe u shkëputa.”
Kur kimia është e çmendur, por ai ka dikë tjetër
“Nuk ndodhi asgjë mes nesh, por sa herë që putheshim, më çmendte. Vetëm mënyra si fliste ishte eksituese. Ai përpiqej të harronte dikë tjetër që e donte, por në fund i tha asaj që ende e dashuronte dhe u rikthyen bashkë. Më vjen mirë për të, por edhe për veten, sepse e di që po të kishte ndodhur diçka më shumë, do të isha dashuruar.”
Kur vendos rregulla që nuk duhet t’i shkelësh
“Njohje në universitet, shoqëri e përbashkët. Pasi kaluan disa vite, filloi të më ngacmonte, por ia thashë troç: ‘Nuk do të përfshihem me ty për asgjë më shumë se seks.’ Sigurisht, ai ishte dakord. Vendosëm rregulla të qarta dhe për 6 muaj ishte super. Por e mbylla, sepse ai filloi të përfshihej emocionalisht.”
Kur shoku me benefite bëhet koleg me benefite
“Kolegu më hot në punë, 11 vite më i madh se unë. Më kishte shumë inat dhe më ironizonte gjithmonë. Dija që ajo energji kishte një problem - duhej shfryrë. E zgjidhëm situatën në zyrë, në turnin e natës, në banjë… dhe përfundimisht filluam të udhëtonim bashkë në fundjavë. Por në sy të të tjerëve? Zero komunikim. Nuk ishte thjesht benefite për mua, por ai nuk donte më shumë. Më në fund e mbylla kur pashë që, vetëm dy orë pasi më kishte bërë oral, ishte në një darkë romantike me dikë tjetër. U ndjeva e shfrytëzuar dhe i bëra bllok kudo.”
A ka një mënyrë të duhur për ta ndaluar?
Disa vazhdojnë ta mbajnë marrëdhënien për një kohë të gjatë, ndërsa të tjerë e mbyllin sapo ndiejnë se po bëhet më e thellë seç duhet. Por a ka një formulë të saktë për t’i dhënë fund?
Një nga rrëfimet e lexuesve përmbledh më së miri dilemat e një raporti me benefite:
“Nisi nga një shikim, një prekje e rastësishme, dhe pastaj u gjenda duke ‘kaluar kufijtë’. Në fund, i thashë që nuk dua lidhje. Cuditërisht, as ai nuk donte. E thjeshtë, apo jo? Tani problemi është: si ta ndaloj? Nuk po gjej dot mënyrën, por sinqerisht nuk më duket dhe aq keq kjo situatë.”
Nëse ndihesh e ngecur në një situatë të tillë dhe nuk po gjen dot një dalje, ndoshta është koha për të bërë një pyetje të thjeshtë: Çfarë të jep më shumë miku yt me benefite - kënaqësi apo konfuzion? Nëse përgjigjja është e dyta, ndoshta është koha të dalësh nga loja.