Cilat janë karakteristikat fizike që dallojnë tradhtarët në një marrëdhënie

Life style

Cilat janë karakteristikat fizike që dallojnë tradhtarët në një marrëdhënie

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 19:39
Ilustrim

Inteligjenca artificiale duket se është në gjendje të hamendësojë me saktësi se si duket gjysma jonë tjetër, e cila mbase nuk është aq besnike ndaj marrëdhënies sonë.

Më konkretisht, ekspertët përdorën një mjet  “të zgjuar” për të identifikuar tiparet e fytyrës së një burri tipik që ka më shumë gjasa të tradhtojë në marrëdhënien e tij, si dhe tiparet përkatëse të një gruaje potencialisht jo besnike. Këto tipare nxorën rreth 2000 dëshmi të britanikëve të dashuruar, të cilët ishin mashtruar. Ata më pas ia dhanë këtë informacion një gjeneratori imazhesh të inteligjencës artificiale, i cili krijoi “imazhe” të partnerëve jo besnike.

Sipas rezultateve, meshkujt jo besnike kishin më shumë gjasa të ishin në të dyzetat me një tullaceri të lehtë, hundë të madhe, buzë të vogla, sy blu, dhe mjekër të parruar. Përkatësisht, gruaja jo besnike kishte më shumë gjasa të ishte rreth të pesëdhjetave, me flokë të gjatë të errët dhe një hundë të vogël. Të dyja gjinitë, për nga fiziku, cilësoheshin si tipa të hollë dhe atletikë.

Kush mashtron më shpesh?

Për sa i përket shpeshtësisë së tradhtisë sipas gjinisë, u zbulua se burrat kishin më shumë gjasa të pranonin se kishin tradhtuar rreth 1/3 krahasuar me ¼ e grave. Për më tepër,  4 në 10 gra thanë se e lanë partnerin e tyre menjëherë pasi zbuluan tradhtinë e tij. 12%  i dhanë fund lidhjes një muaj më vonë, pasi zbuluan fillimisht se e dinin, dhe 14%  tjetër brenda tre muajve të ardhshëm. Në fund, një e pesta e grave pranuan se qëndruan me një burrë jobesnik për të paktën dy vjet të tjera. Në krahasim, vetëm një në dhjetë (13%) e meshkujve të mashtruar bënë të njëjtën gjë.

Rosie Maskell, drejtuese e lartë e marketingut në kompaninë që kreu studimin, tha: “Hulumtimi ynë tregoi se pak më pak se gjysma (41%) janë të njohur me këtë tradhti të dhimbshme në një marrëdhënie , kështu që ndoshta shumë identifikohen me karakteristikat e këtyre imazheve. Megjithatë, ajo paralajmëron se është e rëndësishme të theksohet se “këto të dhëna bazohen në analiza statistikore dhe nuk vlejnë për të gjithë individët”. “Sjellja e njerëzve përcaktohet nga vendimet dhe veprimet e tyre, jo nga pamja e tyre.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat