Këshilla për larjen e rrobave që në fakt nuk funksionojnë, shmangni këto truke

Life style

Këshilla për larjen e rrobave që në fakt nuk funksionojnë, shmangni këto truke

Më: 3 mars 2025 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Ju mund të gjeni mijëra këshilla në internet se si të hiqni qafe njolla të caktuara, si të dezinfektoni rrobat ose si të parandaloni zbehjen e ngjyrave të rrobave – megjithatë, disa prej tyre në fakt nuk japin ndonjë rezultat.

Shumica prej nesh janë mësuar të lajnë rrobat në të njëjtën mënyrë, dhe kjo përfshin këshilla standarde për heqjen e njollave dhe “truke” të tjera që do ta bëjnë procesin më të lehtë.

Megjithatë, edhe pse këto këshilla premtojnë mrekulli – ato nuk funksionojnë gjithmonë.

Limoni nuk rrit efektivitetin e detergjentit

Mund të keni dëgjuar tashmë se shtimi i lëngut të limonit në lavatriçe rrit efektivitetin e detergjentit. Shkenca në thelb do të pajtohej me këtë, pasi mund të ndihmojë në heqjen e grumbullimit të papastërtive dhe mbetjeve të detergjentit dhe zbutësit të rrobave të mbetura në rroba.

Megjithatë, një limon, nga i cili mund të shtrydhim mesatarisht vetëm disa lugë gjelle lëng, nuk do të mjaftojë për rezultate të dukshme.

Uthull për dezinfektimin e rrobave

Një truk që mund të gjeni në internet rekomandon të shtoni vetëm një të katërtën e filxhanit uthull në ujin e shpëlarjes për të dezinfektuar rrobat tuaja.

Uthulla me të vërtetë mund të ndihmojë në larjen e rrobave, por për shkak të përqendrimit relativisht të ulët të acidit acetik, tretësira nuk është mjaft e fortë për të dezinfektuar plotësisht rrobat dhe për të parandaluar përhapjen e baktereve dhe viruseve. Megjithatë, mund të ndihmojë me aromat e pakëndshme të veshjeve.

Shtimi i kripës për të parandaluar zbehjen e ngjyrave të rrobave

Një këshillë tjetër nga interneti rekomandon shtimin e një filxhani në lavatriçe përpara se të filloni ciklin e larjes. Edhe pse kripa përdoret si fiksues i ngjyrave në përbërje të ndryshme, ajo nuk mund t’ju ndihmojë në këtë rast.

Problemi është se kripa ka vetëm efektet pozitive të lartpërmendura në tekstilet me ngjyrë gjatë fazës së zhvillimit të materialit, sapo rrobat të mbërrijnë në dollap, ai proces është i plotë dhe shtimi i kripës gjatë larjes nuk do të bëjë ndonjë ndryshim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat