Një vajzë në internet e përshkroi kështu: “Është si njerëzit që çojnë qenin në plazh para se ta vënë në gjumë përgjithmonë.”
Nuk është hera e parë që dëgjojmë për këtë fenomen të çuditshëm: një ditë ai të shkruan “mirëmëngjesi” me zemra dhe të bën plane për pushime, dhe të nesërmen është zhdukur pa gjurmë. Edhe pse duket sikur ndryshojnë mendje brenda natës, e vërteta është se ka shumë gjasa që kanë dyshuar për një kohë të gjatë, por vetëm atëherë e gjejnë guximin për të vepruar. Dhe ndërsa po përgatisin planin e largimit, ata bëhen edhe më të dashur.
“Po nesër çfarë do bësh?”
Nëse ke kaluar ndonjëherë këtë situatë dhe të ka bërë të ndihesh e çmendur, ke të drejtë - por të paktën nuk je e vetmja. Në TikTok ka një trend të tërë kushtuar kësaj teme, ku krijues të ndryshëm bëjnë skeçe mbi mënyrën sesi burrat, një ditë para se të zhduken, bëhen të përkryer.
Në një video virale, krijuesi Taylor Rosen bën një parodi të një burri që, pikërisht një ditë para se të zhduket nga jeta e dikujt, bën plane për Itali, i propozon të dashurës të takojë familjen e tij për dhe madje e lajmëron që nëna e tij tashmë e ndjek në Instagram. “Ti më bën të mendoj ndryshe për gjëra serioze… gardh i bardhë, qen, fëmijë…” thotë ai në video. Një ditë më vonë? Zhdukur pa asnjë gjurmë.
Në komentet e këtyre videove, gratë ndajnë histori edhe më absurde. Dikush tregon se ish-partneri e çoi te varri i babait të saj dhe i premtoi se do kujdesej për të - vetëm një javë para se ta linte. Një tjetër tha se i dashuri e kishte hapur derën e banjës duke qeshur dhe i kishte thënë: “Duhet të mësohemi me këtë, për kur të martohemi!” Pastaj ai doli jashtë për të pirë një cigare dhe nuk e pa më kurrë.
Një vajzë tjetër kujton një djalë që e kishte bërë të ndihej e veçantë, i kishte thënë se donte ta prezantonte me prindërit e tij dhe se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë. Kur ajo nuk dëgjoi prej tij për tre ditë dhe i shkroi “Hej! A je mirë?”, ai iu përgjigj: “Uaaa, qetësohu pak.”
Edhe në lidhjet afatgjata ndodh e njëjta gjë
Nëse mendon se kjo është diçka që ndodh vetëm në takimet rastësore, mendo edhe një herë. Një vajzë në TikTok, Jillian Lavin, tregoi sesi la gjithçka pas, hoqi dorë nga puna, bëri një udhëtim 18-orësh dhe nisi një jetë të re me të dashurin e saj trevjeçar në një shtet tjetër. Pas gjithë këtij përkushtimi, ai u kthye nga një udhëtim familjar dhe i dorëzoi një letër ndarjeje ku thuhej se ishin “të papërputhshëm” dhe “nuk kishin asgjë të përbashkët.” Siç tha ajo vetë me ironi: “Si nuk e vura re gjithë këtë kohë?”
Pse ndodh kjo?
Për disa burra, kjo lloj sjelljeje është një mënyrë për të qetësuar ndjenjat e tyre të fajit. Duke u sjellë shumë mirë pak para ndarjes, ata krijojnë një kujtim të bukur për ty dhe (ndoshta) edhe për veten e tyre, si për të thënë: “Shiko sa i mirë isha me të.” Të tjerë thjesht nuk kanë guximin të jenë të sinqertë dhe veprojnë sikur gjithçka është perfekte deri në momentin që vendosin të largohen.
Në çdo rast, është një fenomen i çuditshëm dhe për fat të keq, shumë i zakonshëm. Nëse të ka ndodhur, mos e merr personale - nuk është një pasqyrim i vlerës tënde, por një shembull klasik i paaftësisë së disa njerëzve për të përballuar ndjenjat e tyre. Dhe nëse një ditë ai fillon të flasë për fëmijë, qen dhe gardh të bardhë… ndoshta është koha të bësh kujdes.
@tayrosen got me thinkin different 😤
♬ Misty - Stan Getz