Muzika që dëgjoni ndikon në disponimin tuaj dhe në mënyrën se si ju e shihni botën!

Life style

Muzika që dëgjoni ndikon në disponimin tuaj dhe në mënyrën se si ju e shihni botën!

Më: 4 mars 2025 Në ora: 22:43
Ilustrim

Muzika ka një lidhje të fortë me disponimin tonë. Dëgjimi i këngëve të gëzuara apo të trishtuara mund të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën si ndiheni.

Por ajo që është interesante është se muzika gjithashtu mund të ndryshojë mënyrën se si perceptojmë botën përreth nesh. Për shembull, kur ndiheni të lumtur, ka më shumë mundësi që të vëreni fytyra të lumtura.

Një studim i vitit 2011 nga studiuesit Jacob Jolij dhe Maaike Meurs nga Universiteti i Groningenit tregoi se muzika mund të ndikojë edhe më shumë në perceptimin tonë. Kur dëgjoni muzikë të gëzuar, mund të shihni fytyra të lumtura, edhe kur ato nuk janë aty. E njëjta gjë ndodh kur dëgjoni muzikë të trishtuar dhe përceptoni fytyra të trishtuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat