Testet e personalitetit me iluzione optike janë bërë mjaft të njohura në rrjetet sociale, sepse ofrojnë një mënyrë argëtuese dhe të lehtë për të zbuluar disa nga tiparet tona të fshehura. Këto janë imazhe të çuditshme psikologjike, të cilat përmbajnë më shumë se një element dhe “mashtron” sytë duke të bërë të fokusohesh në një detaj specifik. Në varësi të asaj që sheh e para, mund të zbulohet diçka interesante mbi mënyrën se si e sheh botën dhe si merr vendime në jetë.
Ky test i veçantë, pretendon të zbulojë procesin tënd të mendimit dhe mënyrën si vepron kur përballesh me zgjedhje. Imazhi përmban dy elementë kryesorë: fytyrën e një burri dhe një grua që mban dy kova me ujë. Ajo që të tërheq vëmendjen e para, mund të tregojë shumë për ty dhe mënyrën si funksionon mendja jote.
1. Nëse pe fillimisht fytyrën e burrit…
Kjo do të thotë se, ndonëse të tjerët mund të të shohin si një person i qetë dhe miqësor, në të vërtetë je një individ me mendime të forta dhe vullnet të palëkundur. Kur vendos diçka në mendje, është e vështirë të të ndryshojë dikush mendimin. Kjo këmbëngulje shpesh të bën të dukesh i vendosur dhe i sigurt, por ndonjëherë edhe pak kokëfortë. Gjithsesi, kjo karakteristikë të ndihmon të marrësh vendime të zgjuara dhe të mençura në jetë. Njerëzit shpesh të kërkojnë këshilla ose mbështetje kur duhet të marrin një vendim të rëndësishëm.
2. Nëse pe fillimisht një grua që mbante dy kova me ujë…
Nga ana tjetër, nëse vëmendjen tënde e tërhoqi gruaja me kovë në dorë, kjo tregon se je një person emocional. Mënyra si të trajtojnë të tjerët dhe opinionet e tyre kanë një ndikim të madh në vendimet e tua. Ti prirësh të bazosh zgjedhjet më shumë në ndjenja sesa në logjikë. Kjo të bën një person të ndjeshëm dhe të kujdesshëm ndaj të tjerëve, por jo gjithmonë të gjithë ta kthejnë me të njëjtën monedhë.
Sigurisht, këto teste janë më shumë për argëtim dhe nuk duhet marrë si analiza të mirëfillta psikologjike. Rezultatet janë të përgjithshme, por nëse dëshiron të njohësh më mirë veten, një reflektim i sinqertë mbi këto tipare mund të të ndihmojë të kuptosh më mirë veten dhe mënyrën si merr vendime.