Shenja me të cilën nuk duhet të dilni kurrë, sipas horoskopit

Life style

Shenja me të cilën nuk duhet të dilni kurrë, sipas horoskopit

Më: 8 mars 2025 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Takimi romantik me dikë që pëlqeni mund të jetë mjaft i rastësishëm, por në rastet kur gjërat janë të planifikuara bëni mirë që t’i hidhni një sy tabelës suaj astrologjike. Shenja e tij mund t’ju ndihmojë të kuptoni se më kë duhet dhe s’duhet të dilni, bazuar në horoskop.

Shenja më pak e përputhshme me një Dash është Gaforrja

Dashi dinamik nuk mund të përballojë nevojën e Gaforres për qetësi. Gjithashtu nuk mund t'i ofrojë ndjenjën e sigurisë që ajo kërkon. Dashi jeton intensivisht, është dinamik dhe i vendosur. Gaforrja është romantike, e ndjeshme dhe e shpreh dashurinë ndaj partnerit. Elementi juaj i përbashkët është impulsiviteti, por edhe kjo mund të shkaktojë tension. Nëse dëshironi që marrëdhënia të funksionojë, duhet të gjeni një ekuilibër midis personalitetit intensiv të Dashit dhe nevojës së Gaforres për siguri dhe dashuri.

Shenja më pak e përputhshme me një Demi është Luani

Ju pëlqen rutina dhe shijoni gëzimet e vogla të jetës, prandaj energjia dhe nevoja e Luanit për vëmendje të vazhdueshme mund t'ju duket pak... mbytëse, apo jo Dem? Luanët duan të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe kanë një personalitet shumë të fortë, i cili bie ndesh me bindjet tuaja. Të dy do të duhet të bëni disa kompromise për të qenë në gjendje të jeni së bashku në paqe.

Shenja më pak e përputhshme me një Binjak është Peshqit

Komunikimi është shumë i rëndësishëm për një Binjak, prandaj takimet me një të shenjës së Peshqve mund të mos jenë shumë të suksesshme. Peshqit shpesh “zhyten” në mendimet e tyre dhe kanë një mënyrë më idilike për t'iu qasur jetës, e cila bie ndesh me logjikën e Binjakëve. Të vendosësh ndjenjat para fakteve logjike është mjaft e vështirë për Binjakët. Peshqit, nga ana tjetër, veprojnë kryesisht me emocione, gjë që çon në debate. Nuk është e pamundur të jeni bashkë, por duhet të punoni për të gjetur “gjuhën e përbashkët”.

Shenja më pak e përputhshme me një Virgjëreshë është Shigjetari

Ju dëshironi rregull në jetën tuaj Virgjëreshë dhe spontaniteti i një Shigjetari mund t'ju acarojë dhe t'ju shqetësojë. Aftësia e tij për të marrë vendime në moment të fundit dhe dëshira për të marrë rreziqe duken si papjekuri në sytë e një Virgjëreshe. Stresi që do të krijohet do të sjellë tensione, por nëse arrini të vendosni një plan (së bashku) në marrëdhënien tuaj, me shumë durim, do ia dilni.

Shenja më pak e përputhshme me një Peshore është Bricjapi

Peshorja është sociale dhe diplomatike, gjithmonë kërkon një rrugë të mesme dhe një zgjidhje të drejtë. Nga ana tjetër, Bricjapi pragmatik, i sheh gjërat shumë ftohtë dhe kjo e acaron Peshoren. Marrëdhëniet janë shumë të rëndësishme për ju dhe mund ta keni të vështirë të pranoni që Bricjapi e vendos karrierën e tij mbi gjithçka. Nëse vendosni të dilni me të, dijeni se do të toleroni edhe kritikat e tij të ashpra (por reale).

Shenja më pak e përputhshme me një Akrep është Ujori

Si Akrep, keni nevojë për vetmi, gjë që do ta bëjë të vështirë marrëdhënien tuaj me një Ujor social dhe energjik. Në mënyrë tipike, një Ujor i shikon gjërat nga ana e tyre kolektive, ndërsa ju përpiqeni të analizoni situatat, kështu që mund të mos jetë e lehtë për ju të vazhdoni lidhjen e nisur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat