Paralajmëron astrologia Shehu: Peshqit do të ndahen, Akrepat mund të kenë ofertë pune

Life style

Paralajmëron astrologia Shehu: Peshqit do të ndahen, Akrepat mund të kenë ofertë pune

Më: 9 mars 2025 Në ora: 12:53
Meri Shehu

Astrologia Meri Shehu në “Weekend” drejtpërdrejtë nga Tirana paralajmëroi se çfarë thotë horoskopi për javën e ardhshme.

Shehu paralajmërime dha për 12 shenjat e horoskopit.

“Dashët do të kenë një ndikim të fuqishëm në lidhje me punën dhe shëndetin. Ndërkaq, demët janë më të bllokuar sa u përket emocioneve por në dashuri do të ndodh një hap i rëndësishëm”, tha Shehu.

Tutje, për Gaforret ajo tha se do t’i rimarrin frenat në dorë dhe do të kenë një takim shumë interesant.

E, Luani sipas Merit do të ketë ringritje ekonomike e ndonjë kontratë të vonuar.

Virgjeresha nën anën tjetër do të marrë vesh një gjë që do t’ia ndryshojë jetën.

Në anën tjetër ajo tha se Peshqit do të ndahen e Akrepat mund të kenë ofertë pune.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat