Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 09:14
Ilustrim

Moti sot do të jetë i vranët, ndërsa gjatë pasdites do të ketë kushte për reshje të shiut.

Në pjesën malore në veri-perëndim reshjet do të jenë në formë të borës.

Temperatura gjatë mëngjesit do të lëvizë nga -5 deri në tre gradë celsius, ndërsa temperatura ditore nga shtatë deri 15 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, i vranët dhe me kushte për reshje të shiut gjatë pasdites, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në tetë gradë celsius.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat