Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell. Në mëngjes në pjesën lindore do të ketë kushte për reshje të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri 5 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 4 deri 16 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, meteorologët parashikojnë reshje të shiut dhe borës në vendet më të larta malore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat