Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot e miratoi programin për kontrollin e gjendjes pronësore dhe konfliktit të interesit për vitin 2021, sipas së cilit do të duhet të kontrollohen kryetarët e komunave, gjykatësit dhe funksionarët qeveritarë.
Në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, sipas programit duhet të kontrollohen 15 kryetar komunash dhe kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.
Siç tha kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, nuk mund të përfshihen të gjithë krerët e komunave, andaj do të bëjnë selektimi varësisht të mjeteve me të cilat disponojnë.
Në tremujorin e dytë është paraparë që të kontrollohen gjykatësit, ndërsa në tremujorin e tretë funksionarët qeveritarë.