Për një denar deri një denar e gjysmë rriten çmimet e derivateve të naftës prej sonte në mesnatë, njoftoi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
EURODIZEL (D-E V) shtrenjtohet për një denar, përderisa EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) shtrenjtohen për 1,50 denarë.
Sipas kësaj, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 67,50 denarë për një litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 69,50 denarë, ndërsa EURODIZEL BS (D-E-V) me çmim prej 57 denarë për një litër. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet me çmim prej 46,50 denarë për një litër.
Çmimi shitës me pakicë i Mazutit M-1 NS rritet për 0,368 denarë për një kilogram dhe tani është 36,211 denarë për një kilogram.