Komunikacioni në rrugë po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të thata.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. në vendkalimet kufitare, të anës së Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, kumtoi Lidhja Automoto.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.