Ministria e Punëve të Brendshme e përgënjeshtron se mbrëmë ka pasur të shtëna në lagjen Hasanbeg të Shkupit siç publikuan një pjesë e mediave.
Në kumtesën e MPB-së thuhet se bëhet fjalë për aksident dhe jo për të shtëna.
“Një pjesë e portaleve, sonte po përhapin lajme të rrejshme për gjoja të shtëna në lagjen Hasanbeg dhe madje i paraqesin më shumë të vrarë.
MPB u bën apel qytetarëve që të mos bien pre e kurdisjeve të tilla dhe të mos u besojnë gënjeshtrave të cilat i plasojnë këto portale, por të informohen nga mediat profesionale, të cilat publikojnë informacione të verifikuara”, thuhet në kumtesën e MPB-së.