Maqedonia e Veriut ka shënuar një rënie drastike të rasteve të reja nga COVID-19. 27 të infektuar ka patur këtë të hënë nga 1 mijë e 314 testë të kryera.
19 prej rasteve ishin në Shkup, teksa shumica e qyteteve maqedonase rezultojnë të pastra.
Nga ana tjetër shqetësues është fakti se në po 24 orët e fundit ka pasur 19 viktima nga COVID-19, ku 7 ishin vetëm në Shkup dhe 3 në Tetovë.
Edhe Maqedonia e Veriut si shumica e vendeve të rajonit po ndërmerr masa për të lehtësuar kufizimet.