Fluks i madh votuesish në Kumanovë

Maqedonia

Fluks i madh votuesish në Kumanovë

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 16:52
Fluks i madh votuesish në Kumanovë

Pas orës 14:00 në qytetin e Kumanovës dalja në votime ka qenë shumë e lartë, mbi 37 për qind deri në orën 15:00.

Por kjo mund të jetë shumë më e lartë deri në këto momente që po flasim.

Sepse vërehet një radhë e gjatë në qendrat e votimit.

Sipas gazetarit Adnan Qaili, pjesëmarrja është rritur pas orës 14:00 edhe për shkak se pas kësaj ore nuk ka pasur më edhe probleme me aparatet e identifikimit biometrik dhe kjo gjë ka bërë që të shtohet edhe interesimi i qytetarëve për të votuar

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat