VMRO-DPMNE merr një drejtori të rëndësishme në komunën e Kumanovës

Maqedonia

VMRO-DPMNE merr një drejtori të rëndësishme në komunën e Kumanovës

Më: 14 janar 2022 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

VMRO-DPMNE do të ketë një drejtori të rëndësishme në komunën e Kumanovës.

Marko Mitrovski është emëruar ushtrues detyre drejtor i Ndërmarrjes Publike “Kumanovo-Gas”, pasi kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, e shkarkoi drejtorin e deritanishëm Nikolla Denkovski.

Siç raporton kumanovonews, Mitrovski është drejtori i parë i VMRO-DPMNE-së, i cili drejton një kompani publike në Kumanovë.

Ai është inxhinier i diplomuar, i punësuar në MEPSO që nga viti 2015.

VMRO-DPMNE duhet të marrë post drejtor në “Kumanovë-plan”.

Ndërkohë edhe Aleanca për Shqiptarët si pjesë e koalicionit lokal ka drejtor në NP “Tregu”, por pritet të drejtoj edhe një drejtori tjetër që së shpejti do themelohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat