Kryeministri bullgar pritet me pankartë fyese në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Kryeministri bullgar pritet me pankartë fyese në Maqedoninë e Veriut

Më: 18 janar 2022 Në ora: 11:09
Kryeministri bullgar pritet me pankartë fyese në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i partisë “E Majta” Dimitar Apasiev njofton se partia e tij ka organizuar një pritje gerile të kryeministrit bullgar Kiril Petkov, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup.

“Mirë se erdhët administratorë të Car Borisit”, shkruan në pankartën e vendosur në hyrje të Shkupit.

“Mirëpritja e përshtatshme guerile e kryeministrit të ri bullgar, nga njësitë speciale të Rinisë së Kuqe të së Majtës”, shkruan Apasiev në rrjetet sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat