Raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyuchyuk ka folur për Marrëveshjen e Ohrit.
Sipas tij, kjo marrëveshje solli paqe dhe stabilitet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Sot shënohet 21 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, e cila solli paqe dhe stabilitet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Fryma e kësaj marrëveshjeje vazhdon edhe sot e kësaj dite, pasi Maqedonia e Veriut mbetet në rrugën e saj euroatlantike”, shkruan në “Twitter” Ilhan Kyuchyuk.