Lëndohet një ushtar gjatë kontrollit të armëve në kazermën “Ilinden”

Maqedonia

Lëndohet një ushtar gjatë kontrollit të armëve në kazermën “Ilinden”

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Një ushtar nga kazerma “Ilinden” dje është shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.

Siç njoftojnë nga MPB ai është lënduar nga kolegu i tij.

“Dje rreth orës 14:50 në SPB Shkup është raportuar se në kazermën “Ilinden” në Shkup lëndime ka marrë B.T. (45) nga Zletova dhe është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” për dhënien e ndihmës mjekësore”, theksohet në njoftimin e sotëm të policisë.

Detaje të tjera nuk janë dhënë lidhur me këtë ngjarje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat