Sot regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

Maqedonia

Sot regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

SPB Shkup sot ka ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit nëpër rrugët e rajonit më të gjerë të qendrës së Shkupit për shkak të ardhjes së delegacionit nga Republika e Shqipërisë për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat të cilët i japin nëpunësit e policisë nëpër rrugët ku do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit.

Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet pa ndërprerë.

Në kalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat