TAV Maqedoni do ta përditësojë sistemin e bagazheve, udhëtarëve u kërkon të regjistrohen tre orë para fluturimit

Maqedonia

TAV Maqedoni do ta përditësojë sistemin e bagazheve, udhëtarëve u kërkon të regjistrohen tre orë para fluturimit

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

TAV po e përditëson sistemin e bagazheve në aeroportin e Shkupit, prandaj pasagjerëve u kërkon të mbërrijnë në sportelet e kontrollit tre orë përpara fluturimit.

Kjo vlen për dy muaj.

“Duke filluar nga data 9 tetor (e hënë), deri në fund të nëntorit 2023, gjegjësisht në një periudhë prej dy muajsh, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit do të përditësohet sistemi i trajtimit të bagazheve”.

“Prandaj apelojmë që të gjithë ata që do të udhëtojnë në periudhën e caktuar kohore përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, të arrijnë në aeroport, pra në sportelet e kontrollit të pasagjerëve dhe bagazheve, 3 orë përpara orës së planifikuar të nisjes së fluturimit”, thuhet në njoftimin e aeroportit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat