KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Maqedonia

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Më: 8 maj 2024 Në ora: 07:55 Përditësuar në ora: 19:33 më 08.05.2024
Kuvendi i RMV-së

​Mbyllen vendvotimet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur për Alsat se deri në ora 18:00 pjesëmarrja për zgjedhjet presidenciale ishte 46.34 %.

Ndërsa për zgjedhjet parlamentare jehona e daljes ishte më e lartë 53.43 %.

Priten rezultatet.

Dalja në Tetovë deri në ora 15 për zgjedhjet presidenciale dhe kuvendare

Në Komunën e Tetovës deri në orën 15:00 për president kanë votuar 21,31 për qind e votuesve, ose 17.818 nga gjithsej 86.405 persona në listën zgjedhore.

Sipas komunave në pjesën rurale të rajonit të Tetovës – deri në orën 15, 15,76 për qind kanë dalë në Tearcë, Jegunovcë – 23,44 për qind, Zhelinë – 11,60 për qind, Bërvenicë – 23,57 për qind dhe në Bogovinë – 7,95 për qind.

Të drejtën e votës për zgjedhjen e deputetëve në Komunën e Tetovës e kanë shfrytëzuar 31.000 nga 86.550 qytetarë ose 37,01 për qind.

Deri në orën 15:00 në komunat rurale të Tetovës kanë dalë 31,15 për qind në Tearcë, 31,52 për qind në Jegunovc, 26,52 për qind në Zhelinë, 29,63 për qind në Bërvenicë dhe 24,62 për qind në Bogovinë.

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

KSHZ në konferencën e radhës ka njoftuar për jehonën e votuesve deri në ora 17:00 në zgjedhjet presidenciale dhe kuvendare.

Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu, njoftoi se për zgjedhjet presidenciale deri në ora 17:00 kanë votuar 452.412 ose 42.32 përqind e votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa kjo do të thotë se është arritur censusi dhe se presidenti do të zgjidhet në këtë raund.

Ndërsa sa i përket zgjedhjeve kuvendare, ajo tha se deri në ora 17:00 kanë votuar 470.950 ose 46.93 përqind e votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore.

Ajo gjithashtu theksoi se krahasuar me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019, ka rritje të daljes prej 7 përqind.

Dalja deri në orën 15:00 është 31.96% për zgjedhjet presidenciale, për parlamentare 36.72%

KSHZ ka përditësuar të dhënat për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave të KSHZ në ueb faqen e interntetit deri në orën 15:00 pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale ka arritur në 31.96%%, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 36.72%.

Për zgjedhje presidenciale jehonë më të madhe ka në Kirva Pallankë me 58.29%, ndërsa jehonë më të vogël ka në Likovë me 5.14%.

Në zgjedhjet parlamentare më shumë dalje ka pasur në njësinë zgjedhore numër 1 me 41.70%, ndërsa pjesëmarrje më të ulët ka në njësinë zgjedhore numër 6 me 29.12%./

Kjo është përqindja për parlament dhe president në zgjedhjet në Maqedoni

Deri në orën 13:00, të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve për zgjedhjet presidenciale u morën nga vendvotimet 2472. Nga numri i përgjithshëm i regjistruar 1.261.526 në këto vendvotime, kanë votuar 302.158 respektivisht 23.95 për qind, kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Dalje më të madhe deri më tani për zgjedhjet presidenciale ka në Kriva Pallankë - 46.44 për qind, ndërsa më e ulëta në Likovë – 3.28.

"Krahasuar me raundin e dytë të Zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019 kemi rritje të daljes prej 3,49 për qind në këto zgjedhje. Ndërsa, krahasuar me raundin e parë të Zgjedhjeve presidenciale 2024 kemi ulje prej 0.7 për qind", njofton KSHZ.

Deri në orën 13:00, kanë arritur të dhëna për daljen e votuesve për Zgjedhjet parlamentare prej 2348 vendvotime. Nga numri i përgjithshëm i regjistruar 1.207.922 në këto vendvotime, kanë votuar 312.070 respektivisht 25,84 për qind.

Dalje më e madhe për momentin për zgjedhjet parlamentare ka në Krivogashtan, me 48.65 për qind. Dalja më e ulët për zgjedhjet parlamentare është në Mavrovë dhe Rostushë, me 11.91 për qind.

"Krahasuar me Zgjedhjet parlamentare në vitin 2020, kemi rritje të daljes prej 2,03 për qind në këto zgjedhje", njofton Komisioni.

Dalja sipas njësive zgjedhore për zgjedhjet parlamentare është kjo: Njësia Zgjedhore 1 - 31,18 për qind, Njësia Zgjedhore 2 - 23,91 për qind, Njësia Zgjedhore 3 - 29,18 për qind, Njësia Zgjedhore 4 - 26,40 për qind, Njësia Zgjedhore 5 - 25,04 për qind, Njësia Zgjedhore 6 - 16,71 për qind.

Deri në këtë moment në KSHZ janë dorëzuar gjithsej 313 kundërshtime për mbrojtjen e të drejtës zgjedhore. Prej tyre, 105 kundërshtime janë miratuar dhe zgjedhësve u është mundësuar ta realizojnë të drejtën e tyre të votës, nëntë kundërshtimet janë hedhur poshtë si të parregullta, ndërsa 40 janë refuzuar.

Kundërshtimet e tjera janë në përpunim e sipër. Kjo ditë zgjedhjesh vëzhgohet nga 1.303 vëzhgues vendor, 860 vëzhgues ndërkombëtarë dhe 83 gazetarë të huaj.

Dalje më të madhe ka në njësinë zgjedhore 3, ndërsa më pak ka një njësinë e 6-të

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski ka njoftuar daljen në zgjedhjet parlamentare sipas njësive zgjedhore.

Sipas KSHZ-së pjesëmarrja më e madhe deri në orën 11:00 ka në njësinë e tretë zgjedhore, ndërsa më e ulëta në atë të gjashtën.

Në njësinë zgjedhore 1 dalja është 15,75 për qind, në njësinë 2 dalja është 12,24 për qind, në të tretën 16,79 për qind.

Në njësinë zgjedhore 4 pjesëmarrja është 14,54 për qind, në njësinë zgjedhore 5 dalja është 14,01 për qind, ndërsa në njësinë zgjedhore 6 dalja është më e vogël vetëm 7.46 për qind

Deri orën 11:00 dalja në zgjedhjet presidenciale është 12.87%, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 13.69%.

Dalja në zgjedhjet parlamentare deri ora 11:00 është 13.69%

Kryetari i KSHZ-së, Aleksadnar Dashtevski tha se deri orën 11:00 dalja në zgjedhjet presidenciale është 12.87%.

Jehona më madhe për zgjedhjet presidenciale është në qytetin e Probishtipit 21.85%, ndërsa jehonë më të vogël ka në Likovë 1.67%.

Dashtevski poashtu njoftoi se deri ora 11:00 jehona e votuesve për zgjedhjet parlamentare është 13.69%.

Jehonë më të madhe ka në Krivogashtani 28.38%, ndërsa jehonë më të vogël ka në Vrapçishtë 5.2%.

Kryetari i KSHZ-së shtoi se nëse bëjmë krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, dalja në këto zgjedhje është 2.69% më e lartë.

​KSHZ njofton se sa qytetarë kanë votuar deri në ora 09:00 në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Dashtevski njoftoi se deri në ora 09:00 në zgjedhjet presidenciale, nga të dhënat e gjithsej 1009 vendvotimeve, jehona e votuesve është 4,17 për qind, respektivisht kanë votuar 22.797 qytetarë.

Dalja më e madhe në zgjedhjet presidenciale është në Probishtim, ndërsa më e vogla në Bogovinë.

“Në krahasim me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019, kemi ulje të daljes në 1.99 në këto zgjedhje”, shtoi Dashtovski.

Talat Xhaferi voton në fshatin e tij të lindjes

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka hedhur votën e tij në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që po mbahen atje.

Xhaferi ka votuar në Forinë të Gostivarit, në fshatin ku ka lindur, njofton Klankosova.tv.

Ndryshe, mbi 1.8 milion persona janë në listën zgjedhore me të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Ky numër është për 1033 më i lartë se personat në listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale. Qytetarët brenda vendit do të mund të votojnë në 3480 vendvotime.

Zgjedhjet në Maqedoni, të gjitha vendvotimet në dhjetë komunat në juglindje janë të hapura

Të 273 vendvotimet në dhjetë komunat në juglindje janë hapur sot në ora 07:00 dhe të drejtë vote në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare kanë 141.167 votues.

Sipas informacioneve nga komisionet komunale zgjedhore, votimi po shkon në rendin më të mirë.

Ndryshe, në rajonin planor juglindor votohet në komunat Strumicë, Radovish, Vasilevë, Bosilovë, Novo Sellë, Konçe, Bogdanc, Gjevgjeli, Dojran dhe Vallandovë.

Dje kanë votuar të sëmurët dhe të pafuqishmit dhe të burgosurit nga burgjet në Strumicë dhe Gjevgjeli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat