​Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, përfundojnë negociatat VLEN-VMRO

Maqedonia

​Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, përfundojnë negociatat VLEN-VMRO

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 18:55
Ilustrim

​Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, përfundojnë negociatat VLEN-VMRO.

Tashmë kanë përfunduar negociatat për konstituimin e Qeverisë mes VLEN dhe VMRO-DPMNE.

VLEN do të ketë po aq institucione për nga numri dhe madhësia e atyre institucioneve siç kishin deri më tash të gjithë partnerët e koalicionit qeveritar me LSDM, sipas Alsat.

Lideri i VMRO-DPMNE Hristian Mickoski dje ka marrë mandatin nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, pas të cilit ka paralajmëruar formimin sa më të shpejtë të mundshëm të Qeverisë së re. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat