Mickoski: Jemi shumë të rëndësishëm në këtë pjesë të botës, jo vetëm në aspektin e energjisë elektrike dhe transaksioneve ndërkufitare

Maqedonia

Mickoski: Jemi shumë të rëndësishëm në këtë pjesë të botës, jo vetëm në aspektin e energjisë elektrike dhe transaksioneve ndërkufitare

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 13:17
Hristijan Mickoski

Ne mund të jemi të vegjël, por jemi shumë të rëndësishëm në këtë pjesë të botës, jo vetëm për sa i përket energjisë elektrike dhe transaksioneve ndërkufitare.

Duhet të merret parasysh realiteti dhe të mos nënvlerësohet ky treg i vogël dhe i brishtë, tha sot Hristijan Mickoski nga Forumi i 7-të i Energjisë të RMV-së (MEF).

Mickoski theksoi se efiçienca energjetike do të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme, por edhe se përfundimi i gazsjellësit greko-maqedonas nuk do ta kompletojë tablonë pa interkonektorë shtesë për Evropën Qendrore dhe Qendrore-Lindore.

Sipas Mickoskit, paralelisht me tranzicionin energjetik, vendi do të duhet të ketë parasysh edhe aspektet sociale, por edhe për ngrohjen, sepse ndotja duhet të jetë ndër prioritetet kryesore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat