Antikorrupsioni hap lëndë për zv.drejtoreshën e Agjencisë së Zbulimit, e cila u emërua nga Siljanovska

Maqedonia

Antikorrupsioni hap lëndë për zv.drejtoreshën e Agjencisë së Zbulimit, e cila u emërua nga Siljanovska

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Kryetarja e Komisionit Shtetëtor për Parandalim të Korrupsionit (Antikorrupsion), Tatjana Dimitrovska ka njoftuar se është hapur lëndë për parashtresën e marrë për emërimin e zëvendësdrejtoreshën së Agjencisë së Zbulimit.

“Po, në Antikorrupsion kanë ardhur dy lëndë, gjegjësisht dy parashtresa. Njëra ka të bëjë me zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Zbulimit”, tha Dimitrovska.

Ajo ka bërë të ditur se është hapur lëndë edhe për një rast tjetër, dhe për të dy është kërkuar dokumentacion, të cilat janë duke u analizuar dhe më pas do të sillet vendim.

Gjithashtu kuptohet se parashtresa është për mospërmbushjen e kushteve të Ivana Stojanovskës, e cila u emërua më 28 qershor si zëvendë drejtoreshë e Agjencisë për Zbulim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat