Të akuzuarit për rastin “27 prilli” në Maqedoni fitojnë amnisti

Maqedonia

Të akuzuarit për rastin “27 prilli” në Maqedoni fitojnë amnisti

Më: 23 janar 2025 Në ora: 11:36
Aktoret e rasitit “27 prilli”

Gjykata Themelore Penale në Shkup e pranoi kërkesën për amnisti nga të akuzuarit Trajko Veljanovski, Spiro Risteski, Mile Janakieski dhe Vlladimir Atanasovski.

Është ndërprerë procedura penale kundër Trajko Veljanovskit, Spiro Risteskit, Mile Janakieskit dhe Vlladimir Atanasovskit, e iniciuar me aktakuzë të Prokurorisë Publike për veprën penale “rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë të ankimimit përmes Gjykatës së Apelit.

“Arsyet e këtij vendimi do të shpjegohen individualisht në një përgjigje me shkrim që do ta merrni sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi gjyqtari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat