Ulet numri i të punësuarve në industri

Maqedonia

Ulet numri i të punësuarve në industri

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 19:09
Ilustrim

Numri i punëtorëve në industri vitin e kaluar është ulur me 0.3% krahasuar me vitin 2023.

Në dhjetor të vitit të kaluar, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023, numri i tyre ishte 4,7% më i ulët, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Shikuar sipas sektorëve, numri i punëtorëve në sektorin e minierave dhe guroreve në dhjetor 2024, krahasuar me dhjetor 2023, është ulur me 1.6%, në sektorin e Përpunimit është ulur me 5.0% dhe në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz dhe ujë ka shënuar rënie prej 1.0 %,.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në dhjetor 2024, krahasuar me dhjetor 2023, është ulur te Energjia me 3.3%, te Mallrat Kapitale me 3.0%, Mallrat e Ndërmjetme, me përjashtim të Energjisë me 6.3% dhe Mallrat Jo të qëndrueshme me 1.0% konsumi me 7.9%. Ndërkohë që pati një rritje të Qëndrueshmërisë së Konsumatorit prej 25.7%

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat