Kasami: Punësimet e shqiptarëve vazhdojnë, mbi 70 kishim në Tetovë

Maqedonia

Kasami: Punësimet e shqiptarëve vazhdojnë, mbi 70 kishim në Tetovë

Më: 11 mars 2025 Në ora: 21:48
Bilall Kasami

Lideri lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në intervistë në Alsat tha se, Ligji për Përfaqësimin e drejtë dhe adekuat është në përpilim e sipër, ndërsa punësimi i shqiptarëve po vazhdon duke u bazuar në përfaqësimin adekuat. Ai mori si shembull Komunën e Tetovës ku tha se ditët e fundit janë bërë mbi 70 punësime, ku pjesa më e madhe kanë qenë shqiptarë.

“Ne para disa ditëve shpërndamë 78 vendime, ku vetëm një përqindje e vogël ishin maqedonas. Edhe nëpër institucionet tjera shqiptare punësimi vazhdon të bëhet, dhe në bazë të asaj që është si përfaqësim i drejtë dhe adekuatë në ato institucione, në ato institucione shiqohet si është përfaqësimi dhe ashtu bëhen punësimet”, deklaroi lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Duke u referuar në analiza të bërë, Kasami ritheksoi faktin se punësimi më i madh i shqiptarëve është bërë para mekanizmit të Balancuesit, se në kohën e tij, kur potencoi edhe funksionarë të BDI-së janë punësuar si Maqedonas.

“Për më shumë, që edhe ai mekanizëm i Balancuesit është keqpërdorur, siç dihet se sekretari shtetëror në Ministrinë e Kukturës është punësuar si Maqedonas. Është problematikë komplekse, po të kishte qenë e lehtë edhe BDI do ta kishte zgjidhur me Ligj dhe nuk do të lejonte të vijë të shfuqizohet në Gjykatën Kushtetuese”, ths kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Ai shtoi se Ligji i ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat po punohet me kujdes me qëllim që kur të miratohet të mos ketë më kontestime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat