Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, sonte ka vendosur për masat ndaj të dyshuarve në rastin e blerjeve të dyshimta të mazutit.
Ratko Kapushevskit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa Asmir Jahoskit, pronarit të “Pucko Petrol”, arrest shtëpiak.
Edhe pse Jahoski do të vazhdojë të vuajë masën – arrest shtëpiak, në paraburgim do të vazhdojë të qëndrojë menaxheri i pompës së benzinës “Pucko Petroll”, Erxhan Sulkoski.
Për rastin në fjalë, që lidhet me skandal të mazutit, Prokuroria ka njoftuar se është ngritur aktakuzë dhe se penalisht do të përndiqen 13 persona dhe një kompani.