OBRM-PDUKM: Këmbëngulja e LSDM-së dhe BDI-së për mbrojtjen e gjyqësorit është me qëllim mbrojtjen e krimit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Këmbëngulja e LSDM-së dhe BDI-së për mbrojtjen e gjyqësorit është me qëllim mbrojtjen e krimit

Më: 12 mars 2025 Në ora: 12:11
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM akuzon për gjyqësor dhe prokurori të korruptuar dhe thekson se këmbëngulja e LSDM-së dhe BDI-së për mbrojtjen e tyre, është me qëllim mbrojtjen e krimit 167 milion eurosh që lidhet me mazutin.

Nga OBRM-PDUKM thonë se këta persona që kanë bërë tregti me mazutin kancerogjen dhe kanë helmuar popullin, po lirohen vetëm me masa simbolike, vendim të cilin e cilësojnë si të padrejtë.

“Kush mbrohet me këtë vendim? Në rrjetin e njëjtë janë partnerët e biznesit të nipit të Ali Ahmetit, njerëz nga eshalonët më të larta të BDI-së dhe LSD-së.

Derisa qytetarët ngulfaten në ajrin e ndotur, elitat kriminale të këtyre partive, pasurohen nga tregtia me substanca të rrezikshme”, thuhet mes tjerash në reagimin me shkrim të OBRM-PDUKM-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat