Pallço ka pasur listë për rrëmbim! Manev: Na premtonte nga 150 mijë euro, Vanja u rrëmbye gabimisht

Maqedonia

Pallço ka pasur listë për rrëmbim! Manev: Na premtonte nga 150 mijë euro, Vanja u rrëmbye gabimisht

Më: 12 mars 2025 Në ora: 20:25
Seanca

Në vend që në rendin e parë, siç ishte deri më tani, i akuzuari i parë Lupço Pallevski – Pallço, për shkak të arsyeve të sigurisë, u ul në rendin e fundit në sallën e gjykatës. Me vëmendje dëgjoi dhe shkroi dëshminë e Velibor Manevit, bashkëpunëtor i dikurshëm në kidnapime për para dhe vrasje.

Pallço ka pasur listë të personave që është dashur të rrëmbehen, e më pas janë dërguar në një vrimë të thellë në Veles derisa familja të japë paratë për ryshfet. Kanë filluar me pensionistin nga Velesi i cili u zgjodh për shkak se jeton vetë dhe ka pasur automjet që u është nevojitur për kidanpimin e një gruaje 40 vjeçe.

Në listë për rrëmbim kryesisht kanë qenë persona të pasur dhe biznesmen. Manev në seancë me emër përmendi disa prej tyre. Të akuzuarit është dashur të marrin nga 150 mijë euro për rolin e tyre në aktivitetet kriminele.

Në këtë pjesë të dhënies së dëshmisë, gjykatësi dha pauzë për shkak se të akuzuarit Aleksandar Gjorçevskit, babit të Vanjës, iu keqësua gjendja shëndetësore. Manev mohoi se Gjorçev ka qenë i përfshirë, duke pohuar se e ka përmendur nën presion të policisë për të ndaluar tortura ndaj tij.

Për shkak të dallimeve në dhëniet e dëshmive, Prokuroria kërkoi në seancë të lexohen dy deklaratat paraprake të Manevit e dhëna në polici dhe prokurori. Prokurorja Ana Stojkoviq Dimitrovska, duke i lexuar, nuk mundej të fsheh emocionet që e pushtuan për disa çaste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat