Mungesa e reshjeve të borës, Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” mbyll sezonin turistik dimëror 2024-2025

Maqedonia

Mungesa e reshjeve të borës, Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” mbyll sezonin turistik dimëror 2024-2025

Më: 12 mars 2025 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Që nga nesër qendra e skijimit “Kodra e Diellit” nuk do të funksionojë deri në reshjet e ardhshme të borës.

“Për shkak të kushteve atmosferike dhe mungesës së borës së mjaftueshme në shtigjet tona, që nga nesër, më 13 mars, Qendra e Skijimit Kodra e Diellit do të ndërpresë përkohësisht aktivitetet deri në reshjet e ardhshme të borës. Faleminderit për pasionin dhe energjinë që sjell çdo ditë në shtigjet tona të skijimit”, njoftojnë nga Qendra e Skijimit.

“Përgatitni pajisjet tuaja, sepse sapo të kthehet bora do të kthehemi edhe ne”, njoftojnë nga ski qendra.

Kujtojmë se zyrtarisht sezona turistike dimërore në Kodrën e Diellit u hap më 13 dhjetor. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat