Taravari në Selanik: Pacientët që ndodhen në Greqi për momentin janë në gjendje stabile

Maqedonia

Taravari në Selanik: Pacientët që ndodhen në Greqi për momentin janë në gjendje stabile

Më: 18 mars 2025 Në ora: 10:48
Ministri i Shëndetësisë, Arb en Taravari në Selanik

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka vizituar të lënduarit nga zjarri në Koçan, që po mjekohen në dy spitale të Selanikut.

Taravari njofton se pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ka falënderuar kolegët në Greqi për ndihmën.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit së bashku me Ministrin për punë të jashtme z. Timço Mucunski dhe me Dr. Ilir Velën erdhëm në Selanik për të parë gjendjen e pacientëve të shtruar këtu.

Sapo dal nga spitali “G. Papanikolaou General Hospital” dhe Spitali Ushtarak në Selanik, të 5 pacientët që janë shtruar në këto spitale janë për momentin stabil. Falënderoj kolegët tanë të Selanikut, popullin dhe qeverinë greke për përkushtimin dhe ndihmën e tyre! Do ju mbajmë të informuar për pacientët e tjerë!”, ka shkruar Taravari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat