Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha na efektivi i policisë ka ngritur në këmbë Shqipërinë.
Mbrëmjen e kaluar u mbajtën protesta në disa qytete të vendit, ndërsa situata në Tiranë përshkallëzoi në dhunë e dëme të shumta materiale.
Qytetarët kanë pasur përplasje të shumta me policinë, teksa në thirrjet e tyre i kërkohej ministrit Lleshaj të largohej nga posti.
Personazhe të shumtë të showbiz-it kanë reaguar për këtë ngjarje të hidhur në rrjete sociale. Mes tyre, edhe moderatorja Alketa Vejsiu.
E prekur nga ngjarja e rëndë, ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një shprehje domethënëse:
“Ata që jetojnë në zemrat e tyre që lënë pas, nuk vdesin kurrë.”