Rona Nishliu ka ndarë fotografinë e parë me foshnjën e sapolindur.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu është bërë nënë për herë të dytë.
Këtë e ka bërë të ditur vet artistja me anë të një fotografie në Instagram, me të cilën njofton se solli në jetë një djalë.
Rona shprehet shumë e lumtur teksa pozoi me foshnjën në krah, të cilin vendosën që ta quajnë Bardhyl.
“10.12.2020 ditë e mrekullueshme sot! Familjes sonë iu shtua engjëlli Bardhyl, mbret i zemrave tona tashmë. Gëzimi është shtuar apo infinit-fishuar me ardhjen tënde o miniaturë e përkryer. Në ditë të rëndësishme si këto por dhe të ngarkuara emocionalisht nga situata pandemike, mbikqyrja profesionale shëndetësore është gjithçka”, shkruan ndër të tjera ajo.
