Këngëtarja Soni Malaj ka disa ditë që po përballet me mashtruesit.
Ajo në rrjetet sociale ka njoftuar që po bëhen mashtrime në emër të saj, ku po “jepen” para e dhurata tjera.
Një gjë të tillë, këngëtarja e ka bërë edhe sonte.
Soni ftoi ndjekësit që t’i raportojnë faqet e tilla kur t’i shohin, pasi, nuk ka asnjë dhuratë që ajo do t’i dhurojë ndonjë njeriu.
Kujtojmë që pre e mashtrimit të tillë kanë rënë edhe Aurela Gaçe dhe Ardit Gjebrea.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/18/auto_Capture-91608329015.png)