Imitimit të Joe Bidenit nga Jim Carrey i ka ardhur fundi.
Aktori i njohur nuk do të luajë më rolin e presidentit të zgjedhur amerikan në “Saturday Night Live”.
Carrey kishte luajtur rolin e Bidenit për gjashtë episode në emisionin e famshëm të televizionit “NBC” këtë sezon. Ai madje ishte pjesë e “debateve” me presidentin Donald Trump.
Vendimi i Carreyt ka ardhur për shkak se planifikonte të jetonte shumë më larg se vendi ku mbahej emisioni.
“SNL” nuk ka njoftuar kush do të vazhdojë rolin e Bidenit.
Performancat e Carreyt, në kohën e fushatës zgjedhore, kanë marrë vëmendje globale.