Pas dy viteve punë, Rihanna ka marrë një vendim.
Ajo ka vendosur të ndërpreje punën e saj me markën e njohur “Fenty”.
Linja e të brendshmeve “Savage X Fenty” do të vazhdojë, ashtu si linjat e kozmetikës “Fenty Beauty” dhe “Fenty Skin”.
Analistët e modës thonë se megjithëse Rihanna ka një grup të madh të fansave, çmimet e brendit “Fenty” ishin shumë të larta për shumicën e tyre.
Lëvizjet e Rihannas në botën e modës kanë ardhur nga zhvillimi i karrierës së saj muzikore.
Dikur e njohur për nxjerrjen e një albumi në vit, tani ajo nuk ka publikuar një të tillë që nga viti 2016, kur nxori ne treg albumin “Anti”.
Rikujtojmë se, fansat vazhdimisht i japin një presion këngëtares të publikoi albumin.