Elita Rudi para pak ditësh është bërë nënë për herën e dytë, e një vajze me emrin Bota.
Sot është festa e 8 Marsit dhe shumë gra e vajza festojnë e pranojnë dedikime nga më të bukurat.
Sot, Elitës i është mbushur shtëpia me gra e vajza të familjes së saj, të cilat kanë ardhur për ta uruar e përgëzuar për lindjen e vajzës, por edhe për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Elita duket e lumtur e rrethuar me gjithë këtë dashuri dhe pozitivitet.
